Putin do të takohet me Netanyahun

Bota

Putin do të takohet me Netanyahun

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:03
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ai do të takohet “së shpejti” me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve, që prej se një avion ushtarak rus ishte rrëzuar në lindje të Detit Mesdhe muajin e kaluar.

Netanyahu dhe Putini kanë folur në telefon dhe janë pajtuar “që të takohen së shpejti për të vazhduar bashkëpunimin e rëndësishëm ushtarak”, tha kryeministri izraelit, duke mos dhënë më shumë detaje se kur mund të ndodhë ky takim.

Putini dhe Netanyahu kanë folur tri herë në telefon që prej se 15 ushtarakë rusë u vranë, kur avioni i tyre u rrëzua më 17 shtator.

Rusia fajëson pjesërisht Izraelin për këtë incident, pasi Izraeli në kohën e rrëzimit të avionit, ka kryer sulme ajrore mbi caqet iraniane në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat