Parlamenti miraton një ligj kundër financimit të terrorizmit

Bota

Parlamenti miraton një ligj kundër financimit të terrorizmit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:45
Parlamenti iranian

Parlamenti iranian miratoi sot një projektligj kundër financimit të “terrorizmit”, një tekst i kritikuar nga konservatorët por i konsideruar si jetësor për të ruajtur marrëveshjen mbi bërthamoren të arritur me fuqitë e mëdha, pas tërheqjes së SHBA-së.

Ky tekst, që ende duhet të miratohet nga Këshilli i Gardianëve të Kushtetutës, synon t’i mundësojë Iranit që të përshtatet me normat ndërkombëtare dhe të aderojë në Konventën e OKB-së për të luftuar financimin e “terrorizmit”.

Ky projektligj bën pjesë në një prej katër teksteve të paraqitura nga qeveria iraniane gjatë muajve të fundit për t’iu përgjigjur kërkesave të Grupit të Veprimit Financiar (GAFI).

Ky institucion ndërkombëtarë i ka dhënë kohë Teheranit deri në fund të muajit për të përforcuar legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat