OKB paralajmëron: Bota ka 12 vjet për të parandaluar kataklizmin e klimës

Bota

OKB paralajmëron: Bota ka 12 vjet për të parandaluar kataklizmin e klimës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Bota duhet të investojë 2,400 miliardë dollarë në vit në energji të pastër deri në vitin 2035, dhe deri në vitin 2050, pothuajse tërësisht të largojë qymyrin si një burim energjie për të shmangur pasojat katastrofike të ndryshimeve klimatike, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara.

Temperatura globale është tashmë rreth 1 gradë Celsius më e lartë se ajo që ishte në fillim të revolucionit industrial dhe është në rrugën e saj të rritet me 3 gradë Celsius deri në vitin 2100, thuhet në njoftimin e OKB-së, transmeton agjencia  Bloomberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat