21 emigrantë sirianë shpëtohen në bregun qipriot

Bota

21 emigrantë sirianë shpëtohen në bregun qipriot

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:43
Ilustrim

Autoritetet qipriote njoftuan sot se 21 emigrantë sirianë u shpëtuan nga një anije që filloi të zhytet në bregun juglindor të këtij ishulli mesdhetar.

Një anije tregtare zbuloi një barkë të vogël në jug të Cape Greco këtë mëngjes dhe informoi autoritetet qipriote për këtë, raportoi AP.

Anija patrulluese e policisë u dërgua për të shpëtuar migrantët në barkë, duke i transferuar në Larnaka.

Qiproja ka kërkuar ndihmë nga BE për t'u marrë me një numër në rritje të emigrantëve që vijnë në këtë vend, njoftoi agjencia amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat