Zbulohet mbishkrimi ”Jerusalem” në një gur mijëvjeçar - Bota Sot
Zbulohet mbishkrimi ”Jerusalem” në një gur mijëvjeçar

Bota

Zbulohet mbishkrimi ”Jerusalem” në një gur mijëvjeçar

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:45
Shkrimi i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jerusalemit

Një shkrim i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jerusalemit, i gdhendur në një gur cilindrik, u zbulua vitin e kaluar nga arkeologët izraelitë në hyrjen perëndimore të qytetit, theksuan autoritetet.

”Është shumë e rrallë të gjesh nga ajo epokë shkrimin e plotë të emrit të Jerusalemit”, vuri në dukje arkeologu, Ilan Baruk.

”Për më tepër, është shumë emocionuese të dallosh qartë shkronjat që mund të shihen sot nga çdo fëmijë izraelit”, shtoi drejtori i Muzeut të Izraelit, Ido Bruno, shkruan ASTH.

Pothuajse një metër i lartë dhe me sa duket i kohës së mbretit Herodi, guri ishte hequr nga ndërtesa origjinale dhe pastaj  ishte ripërdorur për ndërtimin e një ndërtese romake.    

Teksti është në aramaisht dhe përmban fjalët ”Hanania, bir i Dodlos të Jerusalemit”.

Sipas arkeologëve është e supozueshme se Hanania ishte një zejtar vendas dhe se Dodlos ishte një referencë e homazhit të figurës së Daedalusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...