Papa krahason abortin me "pagesën e një njeriu për të vrarë" - Bota Sot
Papa krahason abortin me "pagesën e një njeriu për të vrarë"

Bota

Papa krahason abortin me "pagesën e një njeriu për të vrarë"

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:17
Papa Françesku

Papa Françesku e krahasoi abortin me "pagesën e një njeriu" për të hequr qafe një person problematik.

Papa i bëri këto komente përpara mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për fjalimin e tij javor.

Papa e dënoi, siç u shpreh, "shuarjen e jetës së njeriut në barkun e nënës, në emër të mbrojtjes së të drejtave të tjera".

"A është drejtë të merret jeta e një njeriu për të zgjidhur një problem", pyeti Papa.

Pasi masa brohoriti "jo", ai vazhdoi: "A është e drejtë të paguhet një person për të zgjidhur një problem? Nuk është e drejtë të vritet një njeri, pavarësisht se sa i vogël është, për të zgjidhur një problem", tha Papa.

Papa është udhëheqës i Kishës Katolike Romake, e cila mëson se jeta nis në momentin e fekondimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...