SHBA pezullon përkohësisht misionet luftarake në Afganistan, kjo është arsyeja

Bota

SHBA pezullon përkohësisht misionet luftarake në Afganistan, kjo është arsyeja

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:55
Ilustrim

Pentagoni ka njoftuar se do ta bëjë pezullimin e gjithë flotës së avionëve luftarak F-35, kjo pas rënies së avionit "Lockheed Martin" F-35 në Karolinën e Jugut. Pezullimi do të bëhet për të pasur mundësi kontrollimi në të gjithë avionët.

Ky pezullim siç shkruan Associated Press, do ta sjellë edhe pezullimin e misioneve luftarake amerikane në Afganistan.

Inspektorët, të cilët ekzaminuan rënien e avionit dyshojnë se kishte probleme me lëndën djegëse dhe konstatojnë se një problem të tillë mund të kenë gjithë avionët e kësaj flote.

“SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë kanë pezulluar përkohësisht të gjitha operacionet që përdoren F-35”, tha Pentagoni.

Sipas Pentagonit kontrollimi do të përfundojnë në 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Theksojmë se flota e F-35 është flota më e madhe dhe më e shtrenjtë e armatimeve të këtij lloji në botë, dhe është parashikuar se mund të shiten më shumë se 3,000 nga ky llojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat