Turqia dhe Arabia Saudite - Linja që nuk përputhen

Bota

Turqia dhe Arabia Saudite - Linja që nuk përputhen

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Turqia dhe Arabia Saudite janë rivalë në garën për të drejtuar botën islamike.

Zhdukja dhe ndoshta vrasja e disidentit saudit Jamal Khashoggi  në konsulatën e vendit të tij në Stamboll nuk janë lajm i mirë për Lindjen e Afërme të pasur me konflikte. Sepse ato ushqejnë tensionet që ekzistojnë për një kohë të gjatë midis Turqisë dhe Arabisë Saudite dhe shtojnë me këtë barrën e konflikteve.  

Të dy janë rivalë në konkurencë për udhëheqjen e botës islamike. Kjo në një kohë që ata janë në krye të kampeve të kundërta: në njërën anë Arabia Saudite, që e ka deklaruar Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste, që imponoi një embargo kundër Katarit dhe që bashkëpunon me Izraelin.

Në anën tjetër, Turqia e Erdoganit e mbështet Vëllazërinë Myslimane, bashkëpunon ngushtë me Katarin dhe u jep një zë palestinezëve, për shembull me kritika për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Khashoggi, njëri nga intelektualët drejtues sauditë u pozicionua gjithnjë e më shumë kundër politikës së vendit të tij dhe përfaqësonte pozicionet e Turqisë. Në këtë mënyrë, rasti i tij nxjerr në pah linja të rrezikshme konflikti në Lindjen e Afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat