Gazetari saudit mund ta ketë incizuar vrasjen e tij

Bota

Gazetari saudit mund ta ketë incizuar vrasjen e tij

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:22
Jamal Khashoggi

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi ka mundësi që e ka incizuar vrasjen e tij sipas gazetës turke, Sabah.

Khashoggi ka lëshuar funksionin e incizimit në orën e tij Apple pasi që ka hyrë në konsulatën saudite në Stamboll më 2 tetor raporton CNN.

Momenti i torturimit dhe vrasjes së tij janë regjistruar dhe janë ruajtur në telefonin personal dhe në iCloud, kurse në incizim është i përfshirë edhe personi që ka kryer vrasjen.

Forcat e sigurisë në kryerje të investigimit kanë gjetur audiot në telefonin e Khashoggit që e mbante e fejuara e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat