Dhunë në prag të zgjedhjeve në Afganistan

Bota

Dhunë në prag të zgjedhjeve në Afganistan

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:04
Afganistan

Të paktën 13 vetë u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në një sulm gjatë një tubimi zgjedhor në Afganistanin verilindor të shtunën pasdite.

Zyrtarët në provincën Takhar thanë se shumica e viktimave ishin civilë, përveç dy policëve dhe një personi nga agjencia afgane e inteligjencës NDS.

Khalil Aseer, një zëdhënës i policisë në Takhar, tha se eksplozivi i vendosur në një motor shpërtheu ndërsa turma u mblodh për fushatën e Nazefa Yosufit, një kandidate grua për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kandidatja nuk u dëmtua.

Më shumë se 400 gra po garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për më 20 tetor. Më shumë se 2,500 kandidatë konkurrojnë për 249 vende në parlament. 68 vende janë të rezervuara për kandidatet femra.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, talebanët afganë i kanë quajtur këto zgjedhje "të rreme dhe një komplot për të mashtruar njerëzit dhe për të arritur interesat armiqësore të të huajve" dhe u kanë kërkuar përkrahësve të tyre të ndërpresin procesin.

Ky është sulmi i tretë në aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Afganistan këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat