Papa Françesku shpall dy shenjtorë të rinj

Bota

Papa Françesku shpall dy shenjtorë të rinj

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:31
Dy shenjtorë të rinj

Papa Pali i VI, që konsiderohet njeriu që goditi dashurinë e lirë gjatë viteve 1960 dhe kreu një seri ndryshimesh në kishë, u shpall shenjtor të dielën, bashkë me arkipeshkvin e ekzekutuar të El Salvadorit, Oscar Romero.

Giovanni Battista Montini, një kardinal nga Italia veriore, u zgjodh papë në vitin 1963 dhe mbajti fronin e Shën Pjetrit për 15 vite, në një periudhë të vështirë për Kishën Katolike Romane, kur shumë besimtarë dhe priftërinj iu bashkuan rebelimeve populiste në Perëndim.

Papati i tij u shënua nga një sekularizëm në rritje dhe liberalizim i moralit, ndërsa polarizimi i politikës së Luftës së Ftohtë bëri pak për të lehtësuar drejtimin e kishës nga ana e tij.

Por, papa Pali i VI konsiderohet si një nga shembujt e ndjekur nga Papa Françesku, një njeri i thjeshtë në shumë mënyra, të cilit papa argjentinas i referohet shpesh.

Rruga e papa Palit të VI drejt shenjtërimit nisi në vitin 2013, kur u miratua mrekullia e parë e tij, shërimi i një fëmije të palindur në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara, që rrezikonte dëmtime serioze të trurit.

Pasi u bënë shenjtë, papa Gjon Pali i II dhe Gjoni i XXIII në vitin 2014, Papa Françesku do të kanonizojë tani edhe papa Palin e VI në një ceremoni në Vatikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat