Punëdhënësit në Japoni, gjithnjë e më shumë në kërkim të efikasitetit - Bota Sot
Punëdhënësit në Japoni, gjithnjë e më shumë në kërkim të efikasitetit

Bota

Punëdhënësit në Japoni, gjithnjë e më shumë në kërkim të efikasitetit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 06:27
Foto ilustruse

Nga dhomëza të vogla për një person të vetëm, në stacionet e metrosë, e deri në tenda kampingu nën qiellgërvishtësit e pafund, apo klubet e karaokeve…

Në Japoninë që nuk ndalet asnjëherë, rrogëtarëve nuk iu mungon asnjëherë një vend për të punuar. Ambientet e pazakonta të punës po shfaqen kudo në Japoni, ndërsa kompanitë përpiqen të nxjerrin punonjësit e tyre nga tryezat e zakonshme, për t’i vendosur në ambiente ku ata mund të bëhen më produktivë.

Mund të punosh duke mbajtur në prehër laptopin, i ulur mbi një jastëk, në një kamp me tenda që të mbrojnë edhe nga dielli përvëlues, rrethuar nga ndërtesa të larta me fasada xhami. Këto “zyra” po rezultojnë një hit i vërtetë.

“Kur jemi në zyrë, jemi të predispozuar dhe të fiksuar pas ideve stereotipe. Kur jemi në ajër të hapur, gjithçka ndryshon”, thotë një i punësuar japonez.

Larg zyrës së zakonshme dhe monotone është edhe një dhomë që ofrohet nga operatori më i madh i karaokes në Japoni. Ajo mund të rezervohet për 600 jenë për orë, ose 5.3 dollarë. Folësit e ndrojtur para publikut mund të praktikojnë atje prezantimet e biznesit.

Të tjera kompani kanë instaluar ato që quhen “zyra satelit” në stacionet kryesore të metrosë. Zyrat bardhezi janë të pajisura me një tryezë dhe një karrige, kanë “Wi-Fi” dhe një ekran kompjuterik, e mund të rezervohen “online”, përcjell TCh.

Ndryshe nga sa ndodh në shumë qytete të mëdha, udhëtarët në Japoninë jashtëzakonisht të sjellshme, rrallë përdorin telefonat e tyre celularë, për të evituar shqetësimin e të tjerëve, e këto zyra të vogla janë një mundësi për të bërë një telefonatë pune, pa hezitim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...