Macron: Gati të ofrojmë ndihmën tonë për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Bota

Macron: Gati të ofrojmë ndihmën tonë për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 06:42
Emmanuel Macron dhe Moon Jae-in

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut, por Peniani duhet së pari të tregojë disa angazhime të detajuara dhe dëshirë reale për të çmontuar arsenalin e tij bërthamor dhe balistik”, tha Presidenti Emmanuel Macron të hënën.

Franca, një fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në bisedimet midis Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për të punuar drejt denuklearizimit të rajonit.

Megjithatë, diplomatët kanë thënë se njohuritW bërthamore të Parisit, mund të luajë një rol në çmontimin e raketave bërthamore, ose marrjen e materialeve balistike, gjatë procesit të denuklearizimit.

“Ne po presim për angazhime konkrete nga Peniani, që do të demonstrojnë dëshirën e tij të vërtetë për t’u angazhuar në çmontimin e programeve bërthamore dhe balistike”, tha Macron në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

“Ne jemi të gatshëm të paraqesim ekspertizën tonë dhe të luajmë një rol aktiv, nëse fillon një proces negocimi”, shtoi më tej presidenti francez.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i SHBA Donald Trump u zotuan në një samit të rëndësishëm në Singapor në qershor, për të punuar drejt denuklearizimit të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat