Trupi i gazetarit Kashagu është prerë në disa pjesë në konsullatën saudite në Stamboll

Bota

Trupi i gazetarit Kashagu është prerë në disa pjesë në konsullatën saudite në Stamboll

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:34
Jamal Kashagu

Gazetari saudit Jamal Kashagu, është masakruar në konsullatën e shtetit të tij në Stamboll.

Një zyrtar turk i ka thënë CNN-it, të hënën në mbrëmje, se pas vrasjes, trupi i gazetarit është prerë në disa pjesë.

Pohimi vjen pasi që ekipet e hetimit e kanë bastisur për 9 orë konsullatën e Arabisë Saudite, të hënën. Masakra besohet se ka ndodhur në zyrën e konsullit të përgjithshëm saudit dhe për këtë është përdorur një ekip mjekësor.

CNN ka parë ekipe pastrimi në ndërtesën e konsullatës, para se një ekip forenzik të hynte aty.

Gazetari kishte hyrë në konsullatë, në përpjekje për të kryer një procedurë divorci, që do t’i lejonte të martohej me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz.

Hetuesit turq pritet që të bastisin të martën rezidencën e konsullit të përgjithshëm. Vetë Mohammad Al-Otaibi, besohet se tashmë ka ikur nga Turqia.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pomepo është dërguar në Arabinë Saudite nga presidenti Donald Trump ku është takuar me princin Mohammed Bin Salman, në kërkim të përgjigjeve për zhdukjen e gazetarit.

Sipas raporteve të mediave amerikane, Arabia Saudite është e gatshme ta pranojë që e ka vrarë gabimisht Khashogin, pasi që e kishte për qëllimin vetëm kidnapimin dhe dërgimin e tij në Riyad.

Gazetari jetonte ndërmjet Stambollit dhe Washingtonit, dhe ishte kolumnist për gazetën amerikane Washington Post.
Ai njihej si kritik i regjimit të ri të Arabisë Saudite, edhe pse më herët kishte lidhje të afërta me familjen mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat