Putin: 700 pengje janë kapur nga Shteti Islamik në Siri - Bota Sot
Putin: 700 pengje janë kapur nga Shteti Islamik në Siri

Bota

Putin: 700 pengje janë kapur nga Shteti Islamik në Siri

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:46
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se rreth 700 pengje, duke përfshirë shtetasit amerikanë dhe europianë, janë kapur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Duke folur në qytetin Soçi të Rusisë, Putin ka bërë të ditur se pengjet janë kapur në një pjesë të Sirisë e cila ka qenë e dominuar prej forcave lokale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Ai nuk ka specifikuar se çfarë ishin kërkesat e militantëve, por ka thënë se kishte një ultimatum që premtonte ekzekutimin e 10 pengjeve brenda ditës.

Putin ka shtuar se grupi militant ISIS është duke e zgjeruar kontrollin në zonat që kanë qenë të dominuara nga Shtetet e Bashkuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...