SHBA tërhiqet nga marrëveshja për armatim, Putin kërkon shpjegime

Bota

SHBA tërhiqet nga marrëveshja për armatim, Putin kërkon shpjegime

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:51
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të kërkojë nga John Bolton shpjegime se pse Uashingtoni ka në plan të tërhiqet nga marrëveshja për kontrollin e armëve.

Putin do të kërkojë një shpjegim kur në Moskë javën e ardhshme do tët akohet me këshilltarin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, transmeton Reuters duke cituar një deklaratë nga ana e zëdhënësit të Kremlinit Dmitri Peskov për Ria Novosti.

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili në vitin 1987 së bashku me presidentin amerikan Ronald Reagan nënshkroi marrëveshjen mbi forcat bërthamore të rangut të mesëm, e quajti sot të gabuar planin e kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Interfax raporton se Gorbachev tha se "në asnjë rrethanë nuk duhet prishur marrëveshjet e vjetra mbi çarmatimin".

“A e kuptojnë ata në Uashington me të vërtetë e ku mund të çojë kjo? Tërheqja nga marrëveshja për armët bërthamore të rangut të mesën është gabim”, tha ai.

Trump të shtunën tha se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje për shkak se Rusia, siç tha ai, "për vite me radhë", po e shkel atë dhe për shkak se dokumenti pengon SHBA për të zhvilluar armë të reja, transmeton KosovaPress.

Marrëveshja ndalon SHBA dhe Rusia të posedojnë, prodhojnë dhe të testojnë raketa tokësore në rangun 500 deri në 5,500 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat