Bolton nis të hënën vizitën në Moskë

Bota

Bolton nis të hënën vizitën në Moskë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:31
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të nisë takimet në Moskë, në periudhën tensionuese në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, meqë presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të largojë shtetin e tij nga trakati për armët bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar më 21 tetor se presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me Boltonin, ndonëse takimi “nuk do të ndodhë” më 22 tetor, në ditën e parë të vizitës dyditore të këshilltarit amerikan.

Bolton pritet të takohet të hënën me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ndërkohë zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov i ka thënë agjencisë së lajmeve, Interfax se ai pret nga Boltoni që “në mënyrë profesionale të sqarojë kuptimin” e qëndrimit të Trumpit për Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Më herët Ryabkov ka thënë se tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga ky pakt do të përbënte situatë “shumë të rrezikshme”.

Sipas këtij Traktati, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u ndalohet posedimi, prodhimi apo përdorimi i raketave me rreze të mesme veprimi, përkatësisht nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia ka zhvilluar këto armë për vite dhe më 2014 Uashingtoni pati bërë këto akuza publike.

Njoftimi për tërhqjen e SHBA-së nga ky pakt është kritikuar edhe nga ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili e ka nënshkruar dokumentin origjinal më 1987 së bashku me presidentin e atëhershëm amerikan, Ronald Reagan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat