Tërheqja nga marrëveshja bërthamore, Gjermania shpreh keqardhje për vendimin e SHBA

Bota

Tërheqja nga marrëveshja bërthamore, Gjermania shpreh keqardhje për vendimin e SHBA

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Qeveria gjermane sot shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për armët bërthamore me rreze të mesme veprimi, nënshkruar me Rusinë.

"Partnerët në NATO tani duhet të konsultohen për pasojat e vendimit të SHBA-së," tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stephen Zaybert në një konferencë të rregullt.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass njoftoi dje se SHBA duhet të marrin në konsideratë pasojat e tërheqjes së saj nga një marrëveshje ndërkombëtare e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, si për Evropën, po ashtu edhe përpjekjet e ardhshme për çarmatim.

Presidenti Trump tha se vendimi për tërheqje bëhet për shkak se Rusia nuk i është përmbajtur  marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1987.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat