Gjermania kërkon unitetin e BE-së mbi eksportet e armëve në Arabinë Saudite - Bota Sot
Gjermania kërkon unitetin e BE-së mbi eksportet e armëve në Arabinë Saudite

Bota

Gjermania kërkon unitetin e BE-së mbi eksportet e armëve në Arabinë Saudite

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:34
Peter Altmayer

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmayer i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bashkohet në frontin e eksporteve të armëve për Arabinë Saudite pasi Berlini mbështeti një vendim për të ngrirë eksportet e armëve lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Altmayer tha për televizionin ZDF se Gjermania nuk do të miratojë ndonjë eksport të armëve në Arabinë Saudite, pasi dëshiron të zbulojë se çfarë ka ndodhur, raporton Reuters.

"Është e rëndësishme për mua të arrij një qëndrim të përbashkët evropian, sepse vetëm nëse të gjitha vendet evropiane bien dakord për këtë, do t'i japin përshtypjen qeverisë në Riad," tha ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se Gjermania nuk do të eksportonte armë në Arabinë Saudite, ndërsa pasiguria e tanishme mbi fatin e gazetarit Jamal Khashoggi ishte në vazhdim.

"Kur kjo të bëhet e qartë, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas," tha zëdhënësi i Merkel, Stefen Zaybert.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...