Sulmohet banesa e Xhorxh Soros, i vendosin bombë në kutinë postare

Bota

Sulmohet banesa e Xhorxh Soros, i vendosin bombë në kutinë postare

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:55
George Soros

Një sulm me bombë ka ndodhur sot në banesën e miliarderit Xhorxh Soros. Sipas informacioneve nga mediat e huaja mësohet se bomba i është vendosur në kutinë postare.

Mediat e huaja shkruajnë se në banesën e tij në kutinë postare është gjetur një pajisje shpërthyese.

Policia shtoi se pajisja ishte gjetur pranë shtëpisë së zotit Soros, e cila nuk shpërtheu vetë, por u asgjësua nga policia me metoda proaktive.

“Një punonjës i banesës hapi paketën, duke zbuluar atë që duket të ishte një mjet shpërthyes”, tha policia në një deklaratë.

Po ashtu mësohet se vetë Soros nuk ishte në shtëpi në atë kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat