Australia ndalon shitjen e armëve për Arabinë Saudite, Spanja vazhdon

Bota

Australia ndalon shitjen e armëve për Arabinë Saudite, Spanja vazhdon

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:28
Australia e kupton se situata është "jashtëzakonisht serioze"

Për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, Australia paralajmëroi sot se do të ndalojë shitjen e armëve për Arabinë Saudite, ndërsa Spanja thotë se çdo marrëveshje paraprake armësh do të përmbushet, pavarësisht nga vrasja.

Zyrtarët australianë thonë se marrëveshja e industrisë së tyre të mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është prioritet.

Ministrja e Jashtme australiane Maris Pane u pyet në parlament se a do të ndjekë lëvizjen e vendeve tjera për ndalimin e shitjes së armëve për Arabinë Saudite, të cilës ai iu përgjigj se "të gjitha opsionet janë në tryezë".

Ajo vuri në dukje se Australia e kupton se situata është "jashtëzakonisht serioze".

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se vendi i tij do të përmbushë kontratat e mëparshme me Arabinë Saudite për shitjen e armëve, pavarësisht vrasjes së tmerrshme të Jamal Khashoggi.

Spanja ka thënë se blerja e pesë anijeve detare për të cilat Arabia Saudite ka paguar 2.1 miliardë dollarë ishte në një kohë kur qeveria spanjolle po shqyrtonte heqjen e shitjes së 400 bomba të drejtuara me laser për të cilat Riadi pagoi në vitin 2015.

Sanchez, megjithatë, nuk ka specifikuar planet e vendit të tij për tregtinë e ardhshme me Riadin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat