Sulmet ajrore mbi Jemen, vriten mbi 10 persona

Bota

Sulmet ajrore mbi Jemen, vriten mbi 10 persona

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:11
Jemen

Të paktën 19 persona u vranë të mërkurën në një sulm ajror që goditi një grup fermerësh në një treg perimesh në provincën Hodeidah të Jemenit, thanë punonjës të spitalit dhe banorë të zonës.

Një koalicion i udhëhequr nga Sauditët, që ndërhynë në luftën e Jemenit në vitin 2015, ka kryer sulme të shpeshta ajrore që synojnë të godasin grupin Houthi, të lidhur me Iranin dhe ka goditur shpesh civilë, edhe pse e ka mohuar vazhdimisht.

Mjekët dhe banorët në Bayt al-Faqih, një qytet 70 km në jug të qytetit Hodeidah, thanë se nëntë persona të tjerë u plagosën gjatë këtij sulmi ajror, ndërsa media “Houthi” tha se 19 persona u vranë dhe 10 u plagosën, në të njëjtën zonë.

Banorët thanë se përleshjet e dhunshme shpërthyen në periferinë jugore të Hodeidah, një qytet port që forcat pro-qeveritare po përpiqen të kapin nga Houthët, që nga fillimi i sulmeve gjatë muajit shtator. Një zëdhënës i koalicionit të drejtuar nga sauditët, Kolonel Turki al-Malki, tha se aleanca po heton incidentin.

“Ne e marrim këtë raport shumë seriozisht dhe do të hetohet plotësisht, siç janë të gjitha raportet e kësaj natyre, duke përdorur një proces të pavarur ndërkombëtarisht. Përderisa hetimi është në vazhdim, do të ishte e papërshtatshme për të komentuar më tej”, tha ai.

Koalicioni hyri në konfliktin e Jemenit pasi Houthi rrëzoi qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi. Lufta ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, ka detyruar të zhvendosen më shumë se 2 milion dhe ka shtyrë vendin, tashmë më të varfrit në Gadishullin Arabik, në prag të urisë së përhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat