Deputetët votuan për embargo të armëve kundër Arabisë Saudite

Bota

Deputetët votuan për embargo të armëve kundër Arabisë Saudite

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:02
Jamal Khashoggi

Deputetët sot votuan për një embargo armësh ndaj Arabisë Saudite, si dhe ndalimin për pajisjet që mund të përdoren në çdo veprim të qeverisë në shtypjen e protestave, raporton AP.

Deputetët, me 325 vota për, një kundër dhe 19 abstenime, votuan në favor të një rezolute që u kërkon vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin një embargo armësh ndaj Riadit zyrtar, në shenjë proteste për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën saudite në Stamboll.

Rezoluta jo-detyruese gjithashtu kërkon pezullimin e eksporteve të sistemeve të mbikëqyrjes dhe produkteve të tjera që mund të përdoren në përdorim ushtarak me qëllim të represionit.

"Anëtarët e BE-së nuk duhet të vazhdojnë t'i mbyllin sytë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria saudite", tha e dërguara kryesore e Të Gjelbërve, Ska Keller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat