Trump e ftoi për vizitë Putinin në vitin 2019 - Bota Sot
Trump e ftoi për vizitë Putinin në vitin 2019

Bota

Trump e ftoi për vizitë Putinin në vitin 2019

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:21
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas) dhe këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. Moskë, 23 tetor, 2018.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se i ka dorëzuar presidentit rus, Vladimir Putin, një ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në vitin 2019.

Në një intervistë për shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, Bolton tha se dorëzoi ftesën gjatë takimeve të tij me Putinin në Moskë, këtë javë.

Vizita e Boltonit në Rusi u dominua nga njoftimi se administrata e Trumpit planifikon të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i vitit 1987.

Kjo marrëveshje, e cila e eliminoi një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyçe për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Por, takimet përfshinë edhe çështje të tjera, si luftërat në Siri dhe Ukrainë, ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe Koreja e Veriut.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsink.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...