Femrat e Venezuelës së dërmuar ekonomikisht, po merren me prostitucion në Kolumbi

Bota

Femrat e Venezuelës së dërmuar ekonomikisht, po merren me prostitucion në Kolumbi

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 11:17
Pamje nga prostitucioni

Në mënyrë që të ndihmojnë familjet e tyre, të cilat jetojnë në Venezuelën e dërmuar ekonomikisht, shumë femra venesuelase kanë shkuar në Kolumbi, ku po merren vullnetarisht me prostitucion.

Mësimdhënëse, police, gazetare e prezantuese, janë në mesin e grave që i kanë hyrë kësaj industrie, për t’i ndihmuar fëmijët e tyre dhe familjet.

Ende nuk ka numër të saktë, se sa prej tyre kanë përfunduar në lokale të papastra, duke iu ekspozuar klimës së nxehtë që po i ekspozon te sëmundjet ngjitëse siç është malaria.

Sipas Kombeve të Bashkuara, prej vitit 2015 kanë ikur 1.9 venezuelas si pasojë e krizës ekonomike. Recesioni i katër viteve të fundit, erdhi si pasojë e shumë viteve keq menaxhim të mjeteve financiare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon ikjen e 1.4 milion banorëve gjatë këtij vitit, që e ngritë në dhjetë milionë numrin e të ikurve deri më 2019.

Organizatat që merren me të drejtat e njeriut, raportojnë se venezuelaset që po merren me prostitucion në Kolumbi, vuajnë prej anktheve, depresioni dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.

Regjioni ku shumica e tyre janë stacionuar, është bazë e trafikantëve të drogës dhe disidentëve të forcave guerile.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat