Kryeprokurori i Arabisë Saudite do të shkojë në Stamboll për të hetuar rastin e Khashoggit

Bota

Kryeprokurori i Arabisë Saudite do të shkojë në Stamboll për të hetuar rastin e Khashoggit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:23
Jamal Khashoggi

Avokati i Përgjithshëm i Arabisë Saudite ka planifikuar të shkojë në Turqi për të zhvilluar bisedime me hetuesit për vrasjen e Khashoggit.

Turqia ka thënë se prokurori i Arabisë Saudite , Saud al-Mojeb, pritet të diskutojë gjetjet më të fundit me hetuesit turq. 

Nuk ka pasur njoftime nga sauditët lidhur me vizitën, e cila vjen vetëm pas pak ditësh pasi drejtori i CIA-s, Gina Haspel, ishte në Turqi për të shqyrtuar provat përpara se të informonte presidentin e SHBA-së.

Turqia po kërkon ekstradimin e 18 sauditëve të paraburgosur në Arabi, në lidhje me vrasjen e 2 tetorit, raporton Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite dukej se po refuzonte këtë nocion në komentet që bëri të shtunën, duke thënë se do t’i çonte para drejtësisë pas përfundimit të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat