Protestuesi gjysmë i zhveshur mes femrave: Ndjehem i mbrojtur, do doja të njëjtën gjë edhe për to!

Bota

Protestuesi gjysmë i zhveshur mes femrave: Ndjehem i mbrojtur, do doja të njëjtën gjë edhe për to!

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:33
Protesta

Në çdo vend të botës çdo ditë thuajse protestohet për drejta të barabarta gjinore.

Femrat kudo ngrenë zërin dhe luftojnë për padrejtësitë dhe diskrimimin që u bëhet.

Por, është një fotografi, e shkëputur nga një protestë e grave që po qarkullon dhe po bën gjiron e botës në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në mesin e qindrave grave shihet një mashkull gjysmë i zhveshur, i cili mbanë një pankartë të madhe në duart e tij ku shkruhet: “Jam gjysmë i zhveshur, i rrethuar nga persona të gjinisë së kundërt e ndihem i mbrojtur, jo i frikësuar! Do të doja të njëjtën gjë dhe për to!”.

Kjo thënië sigurisht ka motivuar shumë femra dhe në anën tjetër u ka dhënë një mesazh dhe thirrje edhe meshkujve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat