Mattis: Riadi ka premtuar një hetim të plotë për vrasjen e Khashoggit

Bota

Mattis: Riadi ka premtuar një hetim të plotë për vrasjen e Khashoggit

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:10
James Mattis

Arabia Saudite ka premtuar një hetim të plotë mbi vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, deklaroi sot ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, një ditë pasi u takua me shefin saudit të diplomacisë, Adel al Jubeir në Bahrein.

“Ne kemi folur (…) për nevojën e transparencës dhe të një hetimi të plotë”, njoftoi Mattis pas largimit të tij nga Manama, ku kishte paralajmëruar mbretërinë saudite se kjo vrasje që dyshohen autoritetet saudite rrezikon të destabilizojë rajonin.

Gazetar saudit dhe kritik i ashpër i princit trashëgimtar saudit, Mohammed Ben Salmane, Jamal Khashoggi, u vra në moshën 59 vjeçare. Ai jetonte që prej vitit 2017 në SHBA dhe bashkëpunonte me “Washington Post”.

Sipas Ankarasë, ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, nga një ekip agjentësh të ardhur nga Riadi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat