E pabesueshme, por e vërtetë: Ja si merr toka frymë në një pyll të Kanadasë

Bota

E pabesueshme, por e vërtetë: Ja si merr toka frymë në një pyll të Kanadasë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:50

Një situatë e pazakontë u regjistrua në një pyll në Quebec të Kanadasë.

Një videoklip tregon se si toka me pemët “marrin frymë”, duke lënë studiuesit pa koment.

“Kjo është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë - një nga komentet e shumta nën videon e postuar në Twitter, e cila është parë më shumë se katër milionë herë.

Megjithatë, ekziston një shpjegim logjik pse ndodh ky fenomen.

Gjatë stuhisë, toka ngopet me ujë dhe humb forcën e saj. Derisa era e fortë lëviz trungjet, bashkë me to lëvizin edhe rrënjët që veprojnë si një levë që tërheq tokën dhe e lëshon atë poshtë, duke krijuar efektin e frymëmarrjes. Sidoqoftë, kjo është një situatë që shihet rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat