Irani shet për herë të parë naftë në Bursë për të anashkaluar sanksionet

Bota

Irani shet për herë të parë naftë në Bursë për të anashkaluar sanksionet

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:37
Foto

Irani shiti sot për herë të parë naftë tek blerës privatë nëpërmjet një Burse të energjisë, me qëllim që të zbusë efektin e sanksioneve të ardhshme amerikane kundër industrisë iraniane të naftës.

Vetëm 280 000 fuçi u shitën tek një blerës, në miliona fuçitë që ishin propozuar në ankand me një vlerë fillestare prej 79,16 dollarë për njësi, por në fund u shitën vetëm me 74,85 dollarë për njësi.

Identiteti i blerësit është mbajtur sekret, sipas premtimit të bërë të premten nga drejtori i organizatës së sigurisë së shkëmbimeve, Shapour Mohammadi./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat