Ish-Miss Tajlanda një nga viktimat e rrëzimit të helikopterit të Leicesterit

Bota

Ish-Miss Tajlanda një nga viktimat e rrëzimit të helikopterit të Leicesterit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:46
Foto

Miss Tajlanda 2005 është konfirmuar në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit të pronarit të Leicesterit.

Pronari i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç, vdiq si pasojë e rrëzimit të helikopterit, shkruan DailyMail

Në mesin e pesë viktimave ishte edhe Miss Tajlanda, Nursara Suknamai, e cila epitetin e më të bukurës e kishte marrë në vitin 2005.

Piloti Eric Swaffer, 53 vjeç, dhe e dashura e tij Izabela Lechowicz, 46 vjeç, u konfirmuan gjithashtu të vdekur në një deklaratë që u lëshua nga ekipi i Leicesterit.

Ish Miss Tajlanda, Nursara ishte aktive në rrjete sociale me fotografi magjepsëse, ajo njihej si e dhënë pas fitnesit duke ndarë rregullisht imazhe nga palestra.

Kujtojmë që helikopteri u ngrit 200 metra lart dhe u rrëzua në parkun e makinave në stadiumin King Power, rreth orës 20:30 të shtunën. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat