Një kanadeze ribashkohet me të birin 31 vite pas rrëmbimit të tij

Bota

Një kanadeze ribashkohet me të birin 31 vite pas rrëmbimit të tij

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 23:14
Jermaine Mann dhe Lyneth Mann-Lewis

Një kanadeze u ribashkua me të birin pas 31 vitesh ndarje. Djali u rrëmbye nga i ati, i cili më pas u arratis në SHBA duke i përdorur një emër tjetër, njoftoi sot policia e Torontos.

Tashmë në moshën 33 vjeç, Jermaine Mann u takua për herë të parë me nënën Lyneth Mann-Lewis vetëm javën e kaluar, ndërsa policia amerikane arrestoi të atin.

Lyneth Mann-Lewis shpërtheu në lot ndërsa tregonte historinë e saj në një konferencë për shtyp për dhimbjen që kishte kaluar gjatë tre dekadave të fundit duke kërkuar djalin.

Kam përjetuar ditë shumë, shumë të vështira. Është vërtetë një lumturi e papërshkrueshme që sot e gjej veten këtu për të treguar se trishtimi dhe ankthi im i vazhdueshëm morën fund. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat