Prokurori saudit viziton konsullatën ku gazetari Jamal Khashoggi u vra

Bota

Prokurori saudit viziton konsullatën ku gazetari Jamal Khashoggi u vra

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:40
Foto

Prokurori publik i Arabisë Saudite zhvilloi të martën një raund të dytë bisedimesh me zyrtarët turq dhe vizitoi konsullatën saudite në Stamboll, ku gazetari Jamal Khashoggi u vra katër javë më parë.

Vrasja e Khashoggi është përshkallëzuar në një krizë për eksportuesin më të mirë të naftës në botë, i cili fillimisht mohoi çdo njohuri apo rol në zhdukjen e tij

Një ditë më parë zyrtarët turq refuzuan të ndajnë me prokurorin saudit çdo provë të mundshme që kishte të bënte me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Prokurori saudit Saud al-Mojeb mbajti bisedime me kryeprokurorin e Stambollit të hënën në mëngjes në Stamboll, por mungesa e besimit mes dy vendeve çoi në një takim relativisht të shkurtër prej vetëm 75 minuta, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat