Pharrell Williams ia ndalon Trumpit t’ia shfrytëzojë këngët në mitingjet politike

Bota

Pharrell Williams ia ndalon Trumpit t’ia shfrytëzojë këngët në mitingjet politike

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:31
Pharrell Williams dhe Donald Trump

Edhe një tjetër artist ia ka ndaluar presidentit Donald Trump përdorimin e këngëve të tij në tubime politike.

Pharrell Williams është këngëtari që ia ndaloi Donald Trumpit të lëshojë këngët e tij në mitingje, shkruan The Guardian

.Ky vendim i Williams vjen pasi që kënga e tij “Happy” ishte lëshuar në një ngjarje në Indiana vetëm disa orë pas të shtënave në një sinagogë në Pittsburgh.

“Pharrell nuk ka lejuar dhe nuk do t’ju japë leje që ta bëni një gjë të tillë. Nuk lejohet të lëshohet kënga në tubime politike”, ka thënë avokati i yllit R&B, Howard King.

Letra e avokatit vazhdon me akuzën se si në ditën kur ndodhi vrasja e 11 personave në Pittsburgh u lëshua kënga “Happy” në Indiana, përkundër që nuk kishte asgjë të ‘lumtur’ në atë tragjedi.

Artistët tjerë që kanë ndaluar presidentin Trump të përdor këngët e tyr në mitingje janë edhe Adele, Neil Young, Rolling Stones dhe Queen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat