Loja kompjuterike për kampin e vdekjes del në gjykatë

Bota

Loja kompjuterike për kampin e vdekjes del në gjykatë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:18
Në padi thuhet se lojtarët mund të zgjedhin të jenë anëtarë të SS famëkeq dhe të vrasin të burgosurit në kampin e përqendrimit Aushvic.

Instituti kombëtar i përkujtimit polak (IPN) paraqiti një ankesë penale kundër producentit ukrainas të lojërave kompjuterike Aliens Games për shkak të shpalljes së një loje të re "Çmimi i lirisë - Një lojë për kampet e vdekjes polake".

Në padi thuhet se lojtarët mund të zgjedhin të jenë anëtarë të SS famëkeq dhe të vrasin të burgosurit në kampin e përqendrimit Aushvic.

Padia në Prokurorinë e Qarkut në Varshavë u dorëzua nga presidenti i Institutit, Jaroslav Sharek, i cili merret me dokumentimin dhe hetimin e krimeve të nazizmit dhe komunizmit, dhe krimet e luftës kundër polakëve, për shkak të materialeve promovuese për lojën e re, shkruan e përditshmja polake Zecpopolit. 

Për këtë vepër në Poloni dënimi parashikohet deri në tre vjet burg, ndërsa prokuroria është duke mbledhur prova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat