Irani nuk i frikësohet sanksioneve amerikane

Bota

Irani nuk i frikësohet sanksioneve amerikane

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:50
Hassan Rouhani

Irani nuk i frikësohet sanksioneve të reja amerikane, që pritet të hyjnë në fuqi gjatë ditëve në vijim, citohet të ketë thënë të mërkurën presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

SHBA-ja planifikon që të vendosë sanksione, të cilat do ta kenë në cak sektorin iranian të naftës, që nga 4 nëntori.

“4 nëntori i këtij viti simbolizon padrejtësinë e re prej amerikanëve”, e ka cituar agjencia IRNA presidentin Rouhani.

“Por, iranianët duhet të jenë të sigurt se qeveria nuk u frikësohet kërcënimeve amerikane”. Ai ka shtuar: “Gjatë muajve të kaluar, njerëzit janë përballur me kohë të vështira dhe ka mundësi që edhe muajt në vijim të jenë të tillë. Por, qeveria do të bëjë çmos që t’i zbusë këto probleme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat