Austria, në gjurmët e SHBA. Kundër paktit të OKB-së për emigrantët

Bota

Austria, në gjurmët e SHBA. Kundër paktit të OKB-së për emigrantët

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:34
Kancelari austriak Sebastian Kurz

Austria do të ndjekë gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hungarisë, në daljen nga Pakti i Emigracionit i Kombeve të Bashkuara, në lidhje me shqetësimet se ai do të zbehë linjën e kufirit mes emigracionit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm.

Vendimi u konfirmua të mërkurën nga qeveria e djathtë e Austrisë. Pakti global për emigracion të sigurtë dhe të rregullt u miratua në korrik nga 193 vendet anëtare të OKB-së, përjashtuar Amerikën.

Qeveria djathtiste e Hungarisë ka thënë po ashtu se nuk do të nënshkruajë dokumentin përfundimtar në ceremoninë që do të mbahet në Marok, në dhjetor. Edhe Polonia po merr në konsideratë një hap të ngjashëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, i ashpër ndaj emigracionit, konfirmoi se Austria nuk do ta nënshkruajë paktin.

“Ne i shohim disa pika të paktit të emigracionit me shumë kriticizëm, si për shembull përzierjen e kërkimit të mbrojtjes me emigracionin për punë”, tha ai.

Austria pranoi më pak se 1 për qind të azilkërkuesve në vitin 2015, gjatë një krize emigracioni në të cilën më shumë se një milion njerëz udhëtuan drejt Europës. Shqetësimet e lidhura me një fluks të emigrantëve dominuan zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar dhe ndihmuan konservatorët e Kurzit të ngrinin një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Liria.

Pakti i Kombeve të Bashkuara, jo i detyrueshëm, ka si qëllim ta bëjë emigrimin të sigurtë dhe të rregullt. Ai adreson çështje si për shembull mbrojtja e njerëzve që emigrojnë, si të integrohen ata në vendet e reja, e gjithashtu si të kthehen ata në vendet nga ku kanë ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat