Gjenden pjesët e aeroplanit të rrëzuar indonezian

Bota

Gjenden pjesët e aeroplanit të rrëzuar indonezian

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:38
Foto

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur pjesë të aeroplanit të rrëzuar në det dhe sendet personale të udhëtarëve, por vendndodhja ende nuk është përcaktuar.

Kërkimi po përballet me vështirësi për shkak të rrymave të forta të detit, por autoritetet thonë se do të gjenden anijet e aeroplanit, tha sot agjencia e operacioneve të shpëtimit indonezian.

Sinjali i kutisë së zezë është vënë re, por ende nuk është gjetur për shkak të rrymave të forta, sipas agjencisë.

Boeing 737 me 189 pasagjerë i kompanisë Lion Air,  u rrëzua të hënën në det 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta dhe asnjëri nga pasagjerët nuk ka mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat