Lirimi i pakistanezes së krishterë: Kryeministri bën thirrje për qetësi - Bota Sot
Lirimi i pakistanezes së krishterë: Kryeministri bën thirrje për qetësi

Bota

Lirimi i pakistanezes së krishterë: Kryeministri bën thirrje për qetësi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:12
Protestat në Lahore të Pakistanit - 31 tetor, 2018.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, bëri thirrje për qetësi pas protestave të dhunshme që shkaktoi vendimi i Gjykatës Supreme në këtë vend për të liruar nga dënimi me vdekje një grua të krishterë, të akuzuar për blasfemi.

Khan fajësoi ekstremistët fetarë për dhunën.

"Ata po ju nxisin për përfitimet e tyre politike, nuk duhet të bllokoheni nga ta, ata nuk po i bëjnë asnjë shërbim Islamit", tha Khan në një transmetim televiziv.

"Ne do të mbrojmë jetën dhe pronën e njerëzve, nuk do të lejojmë asnjë sabotazh", tha ai.

Gjykata Supreme në Pakistan e hodhi poshtë ndëshkimin për Asia Bibin, e cila u a arrestua dhe u dënua me vdekje në vitin 2010 për blasfemi.

Është thënë se Bibi gjatë një zënke me disa gra fqinje ka bërë komente ofenduese për Profetin Muhamed.

Lirimi i saj shkaktoi protesta të dhunshme nga komuniteti mysliman në Pakistan, i cili bën thirrje për ekzekutimin e Bibit dhe të gjyqtarit që e liroi atë.

Për më shumë lexoni këtë: Përmbyset dënimi me vdekje për pakistanezen e krishterë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...