Djali i presidentit të vdekur të Leicesterit ka një lajm të madh për tifozët

Bota

Djali i presidentit të vdekur të Leicesterit ka një lajm të madh për tifozët

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:40
Foto

Leicester City ditë më parë përjetoi një tragjedi që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.

Një helikopter që barte pesë persona duke përfshirë edhe presidentin e klubit, Vichai Srivaddhanaprabhan kanë humbur jetën gjatë javës së kaluar.

Djali i pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabhan, Avat, ka premtuar se do të respektojë dëshirën e të atit, duke vazhduar misionin e tij te skuadra angleze.

Ayvat Srivadanprabhba ka thënë se babai i tij ka trashëguar një detyrë të madhe, dhe se ai ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Ai ka shtuar se babai i tij ka treguar përkushtim për Leicesterin, duke e shndërruar këtë klub në një familje, dhe ish presidenti i ndjerë do të ndihet krenar për të parë se si anëtarët e familjes mbështesin njëri-tjetrin edhe në ditë të vështira.

Vichai Srivaddhanaprabhan e bleu Leicesterin në gusht të vitit 2010 për 50 milionë euro, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Leicester City në vitin 2014 u ngjit në Premierligë, ndërsa në sezonin 2015/2016 fitoi titullin e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat