Këshilltari i Erdogan: Ja si e prenë e asgjësuan trupin e Khashoggit

Bota

Këshilltari i Erdogan: Ja si e prenë e asgjësuan trupin e Khashoggit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:46
Jamal Khashoggi

Një këshilltar i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekipi që vrau Khashoggin e ka prerë trupin e tij në mënyrë që të shpërndahet më lehtë për asgjësim.

Yasin Aktay, i cili ishte një mik i Khashoggit, i tha gazetës Hurriyet se kufoma ishte predispozuar për t’u copëtuar dhe pastaj për ta asgjësuar.

“Ne tani e shohim se nuk ishte vetëm i prerë, por edhe i copëtuar për ta shpërndarë atë” tha ai.

“Sipas informacioneve të fundit që kemi, arsyeja që ata e kanë zberthyer trupin e tij është ta shpërndajë më lehtë”, shtoi Aktay.

“Ata synonin të siguroheshin se asnjë shenjë të trupit ta lënë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat