Koment: Licencë për të qëlluar

Bota

Koment: Licencë për të qëlluar

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Donald Trump

Në luftën elektorale për kongresin në SHBA po rritet agresiviteti. Presidenti Trump kryeson e kësaj here ai e tejkalon masën: Me kërcënimin, se do të përdorë armët kundër migrantëve, ai bëhet fajtor, mendon Dagmar Engel.

Unë isha betuar, që të mos indinjohem më publikisht për ndonjë deklaratë të presidentit të SHBA-së Trump. Indinjata e heq vëmendjen nga politika e qeverisë së tij dhe ky është me sa duket pikërisht qëllimi i shumë deklaratave të tij nëpër intervista, paraqitje elektorale apo në twitter. Sot është ëasti për ta shkelur këtë betim. 15.000 ushtarë do të dërgojë Trumpi në kufirin me Meksikën, për t'iu kundërvënë të ashtuquajturve karvanë të migrantëve amerikano-qendrorë. Ai i ka thënë ushtrisë, që ushtarët nëse qëllohen me gurë, duhet të veprojnë njësoj sikur migrantët të kishin armë.

Eshtë e pamundur ta mendosh, se numri gjigant disproporcional i ushtarëve të SHBA-së do të qëllojë me armë zjarri ndaj migrantëve. Trupat lejohen vetëm ta mbështesin në logjistikë policinë kufitare: Të ndërtojnë gardhe, të vendosin ëadra dhe të venë në dispozicion automjete. Por ato nuk lejohen të hyjnë në aksion direkt kundër migrantëve apo t'i arrestojnë ato.

Modeli Trump

Trump madje as nuk e thotë eksplicit që të qëllohet ndaj migrantëve. Por ai u jep ithtarëve të tij hapësirë interpretimi – ashtu sikurse bën në shumë raste: Kur ai në Montana feston sulmin e një deputeti të kongresit ndaj një gazetari, në mënyrë implicite ai komunikon, se është në rregull dhuna kundër gazetarëve. Kolege dhe kolegë njoftojnë, se janë kërcënuar në veprimtaritë elektorale të republikanëve.

Image
Dagmar Engel

Gjatë një fluturimi nga Teksasi në Nju Meksiko një burrë kap për gjoksi një grua në radhën para tij dhe më pas i referohet presidentit të tij, që ka thënë, se është në rregull t'i kapësh gratë në pjesë intime.  Presidenti amerikan thotë "unë jam nacionalist " e pastaj thotë, nuk ka qenë i vetëdijshëm, që ky term ka kuptim racist. Por përkrahësve të tij në skajin e djathtë ai sërish u ka dhënë një sinjal.

Shkaktari  Trump

Do të ishte e tepruar që t'ia vije fajin vetëm Trumpit dhe fjalëve të tij për bombat paketë, që iu adresuan kundërshtarëve. Ose për aktin terrorist të Pittsburghut. Por të shpikësh një kërcënim  ose të mos e dëgjosh atë dhe njëkohësisht ta pohosh dhunën, madje ta nxisësh atë – në këtë përzierje konsiston lejimi.

Në rastin aktuaI ka një leje jo për ushtarët, por për përkrahësit e Trumpit. Grupet e mëdha të migrantëve – gjithsej rreh 7000 vetë ndërkohë – janë ende larg në jug të Meksikës. Por dita ditës njerëzit përpiqen që përmes kufirit nga Meksika të hyjnë në SHBA. Nëse njëri prej tyre qëllohet nga një përkrahës i Trumpit, atëherë Donald Trump, presidentin e 45 të SHBA-së, duhet ta vrasë ndërgjegja. Ai më 1 nëntor ka dhënë licencën për të qëlluar ndaj migrantëve./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat