Trump thotë se mund të bëjë marrëveshje tregtare me Kinën

Bota

Trump thotë se mund të bëjë marrëveshje tregtare me Kinën

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Donald Trump

Donald Trump tha se do të diskutojë për tregti me Kinën gjatë darkës së samitin G20 të liderëve në Argjentinë, që do të mbahet në fund të nëntorit.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se mund të bëjë marrëveshje me Kinën për tregti, duke shtuar se është bërë mjaft progres për raportet mes të dyja vendeve dhe se përkundër kësaj ai ende mund të vazhdojë me tarifat ndaj Kinës.

“Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, ne patëm bisedime shumë të mira dhe jemi afër një marrëveshjeje”, tha Trump para reporterëve në Uashington.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Trump tha se do të diskutojë për tregti me Kinën gjatë darkës së samitin G20 të liderëve në Argjentinë, që do të mbahet në fund të nëntorit.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të ishte e mirë edhe për Kinën.

“Nëse mund të hapim raportet me Kinën, për herë të parë – kjo është dashur të bëhet vite më parë nga presidentët e kaluar, por nuk ka ndodhur – unë jam shumë optimist. Por, Kina është shumë e interesuar për marrëveshje”, shtoi Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat