Rusia njoftoi sot se do të organizojë më 9 nëntor një takim ndërkombëtar për Afganistanin ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë afgane dhe talebane.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe lëvizja e talebanëve që të dyja palët u shfaqën të gatshëm për dërgimin e delegacioneve, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë të publikuar sot.
”Kjo është hera e parë që një delegacion i Zyrës Politike të talibanëve në Daho merr pjesë në bisedime të këtij niveli”, saktëson komunikata.