Egjipt, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Bota

Egjipt, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:43
Egjipt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt ku ka pasur të vrarë dhe të plagosur, bëhet e ditur se sulmi është marrë nga terroristët e ISIS.

Nga ky sulm kanë mbetur të paktën 7 persona të vrarë, pasi një autobus që kishte disa të krishterë është sulmuar në Egjipt teksa po shkonin për në Manastirin e Shën Samuelit.

Gjithashtu përveç shtatë personave të vrarë janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë, bëhet e ditur se këtë sulm e kanë marrë përsipër terroristët e ISIS.

Mirëpo një sulm i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2017, kur personat e armatosur të maskuar hapën zjarr mbi një autokolonë me autobus që po shkonte në të njëjtin manastir, duke vrarë 28 vetë dhe duke plagosur 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat