Fshati del në shitje për 1.8 milionë dollarë

Bota

Fshati del në shitje për 1.8 milionë dollarë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Lake Waitaki Village

Nëse jeni milioner dhe kërkoni një vend të përshtatshëm për tu relaksuar e për të qëndruar vetëm, atëherë ky fshat i braktisur në Zelandën e Re mund t'ju hyjë në punë.

Në fshat ndodhen 8 shtëpi, një shtëpizë kryesore, një restorant dhe një market. Dhe të gjithën mund ta blini vetëm për 1.8 milionë dollarë.

Lake Waitaki Village, i vendosur në South Island, u ngrit në vitet 1930 për t’i akomoduar punëtorët e një dige aty afër.

Mbi 40 familje u zhvendosën në fshat, por në vitin 1989 u larguan për shkak se sistemi i digave u bë i automatizuar dhe punonjësit nuk ishin më të nevojshëm.

Pas pothuajse 30 vitesh i braktisur, fshati 14 hektarë është vendosur në shitje. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat