Da Silva kërkon lirimin

Bota

Da Silva kërkon lirimin

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Ish-presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva

Avokatët e ish-presidentit të Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva kanë paraqitur një ankesë sot në gjykatën më të lartë braziliane në të cilën kërkojnë lirimin e tij dhe anulimin e dënimit.

Ata kanë argumentuar se gjyqtari Sergio Moro ishte i njëanshëm ndaj Da Silva dhe se akuzat kundër tij ishin ngritur për të parandaluar atë që të bëhej përsëri president, njofton AP.

Da Silva udhëhoqi sondazhet e zgjedhjeve, por dënimi e pengoi atë që të rikthehej.

Zair Bolsonaro, i cili në sondazhe ishte pas Da Silva, u zgjodh president dhe gjykatësi Moro pranoi të ishte ministri i tij i Drejtësisë.

Ish-presidenti i Brazilit është dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg për korrupsion dhe pastrim parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat