SHBA-të rivendosin sanksionet ndaj Iranit, Teherani i quan “luftë ekonomike”

Bota

SHBA-të rivendosin sanksionet ndaj Iranit, Teherani i quan “luftë ekonomike”

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 08:11
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të hënën vendosën sanksione që synonin sektorin e naftës, bankave dhe transportit të Iranit dhe kërcënuan më shumë veprime për të ndaluar politikat e saj “të jashtëligjshme”, hapa të cilët Republika Islamike i ka quajtur “luftë ekonomike” dhe është zotuar t’i kundërshtojë.

Masat janë pjesë e një përpjekje më të gjerë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump për të frenuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të zvogëluar ndikimin e Republikës Islamike në Lindjen e Mesme, sidomos mbështetjen e saj për grupet terroriste në Siri, Jemen dhe Liban.

Veprimet e Trump synojnë burimin kryesor të të ardhurave të Iranit, eksportet e saj të naftës, si dhe sektorin financiar, duke bërë që 50 bankat iraniane dhe filialet e tyre jashtë kufijve, të vuajnë humbjen e qasjes në sistemin financiar të SHBA.

Kthimi i sanksioneve u shkaktua nga vendimi i Trump më 8 maj të këtij viti, për të braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit, të firmosur më 2015-ën, e cila u arrit me pesë fuqi të tjera botërore gjatë administratës së presidentit Demokrat Barak Obama.

Kjo marrëveshje kishte bërë që të hiqeshin shumë sanksione të SHBA-ve dhe vendeve të BE-së ndaj Iranit, në këmbim të angazhimit të Teheranit për të kufizuar programin e tij bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat