Stoltenberg: Qëndrojmë në Afganistan, deri sa talebanët të negociojnë paqen

Bota

Stoltenberg: Qëndrojmë në Afganistan, deri sa talebanët të negociojnë paqen

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 06:24
Jens Stoltenberg

Problemet e sigurisë dhe sulmet e brendshme ndaj trupave të NATO-s në Afganistan nuk do të ndikojnë në angazhimin e aleancës për të ndërtuar një “forcë afgane” të aftë për t’i bërë talebanët të pranojnë një fund të negociuar për luftën, tha të martën zyrtari i lartë i NATO-s.

“Qëllimi është të ndërtohet një forcë mjaft e fuqishme për t’i treguar talebanëve se është “e pakuptimtë dhe kundërproduktive për të vazhduar luftimet”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Kabul, ku u takua me Presidentin Ashraf Ghani dhe komandantët e lartë të NATO-s.

“Pra, ekziston një lidhje e ngushtë midis përpjekjeve tona ushtarake dhe përpjekjeve tona politike, një lidhje midis fuqisë së forcave afgane të sigurisë dhe gjasave të përparimit në procesin e paqes”, tha ai për Reuters.

Përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore pas më shumë se 17 vjetësh luftime, janë intensifikuar, me takimet midis të dërguarit të posaçëm të SHBA Zalmay Khalilzad dhe zyrtarëve talebanë që synonin përgatitjen e rrugës për bisedimet e paqes.

“Askush nuk e nënvlerëson shkallën e sfidës dhe situata mbetet serioze”, tha Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët shtypi me Ghanin në pallatin presidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat