Shtyhet takimi i Pompeos me zyrtarë verikoreanë

Bota

Shtyhet takimi i Pompeos me zyrtarë verikoreanë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Një takim në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarëve verikoreanë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e enjte në Nju Jork është shtyrë dhe do të organizohet sërish “pasi të shqyrtohen agjendat përkatëse”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën.

Në deklaratë është thënë se “bisedimet janë duke vazhduar”, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të fokusuara në përmbushjen e zotimeve, për të cilat janë pajtuar presidenti Trump dhe lideri verikorean Kim në samitin e muajit qershor në Singapor”.

Megjithatë arsyeja e vërtetë e shtyrjes së takimit nuk është bërë e ditur.

Në zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme të Koresë Jugore ka thënë se ndonëse riorganizimi i takimit është për keqardhje, nuk ka nevojë “të mendohet shumë shtyrja”, ka raportuar agjencia e lajmeve Younhap.

“Mendoj se ne duhet ta shohim këtë si pjesë të procesit për arritjen e denuklearizimit të plotë dhe vendosjes së regjimit paqësor”, ka cituar Yonhap një zyrtar të paidenfikuar.

Pompeo ishte planifikuar të zhvillojë takime me homologun e tij verikorean, Kim Yong Chol, për t’i hapur rrugë mbajtjes së samitit të dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat